Dy persona, 16 dhe 23 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, 23 vjeç, pasi trafikonin lëndë narkotike nga SHBA drejt Shqipërisë duke përdorur shërbimin postar. Tre shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin lëndë narkotike me përqindje të lartë THC.
U sekuestruan 5 kg cannabis sativa me përqindje të lartë THC me vlerë 90 000 euro, 5 aparate celulare, 8000 euro dhe shuma të tjera parash. Operacioni u krye në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
/abcnews.al