Tortuara e një Palestinezi!?

October 16, 2023
A man reacts outside a burning collapsed building following Israeli bombardment in Gaza City on October 11, 2023. At least 30 people have been killed and hundreds wounded as Israel pounded the Gaza Strip with hundreds of air strikes overnight, a Hamas government official said on October 11. The Israeli military confirmed it had hit several Hamas targets during the night in the Palestinian enclave. (Photo by MOHAMMED ABED / AFP) (Photo by MOHAMMED ABED/AFP via Getty Images)

Në korrik të vitit të kaluar, vizitova Libanin, ku vajta dhe pashë gjendjen e kampeve palestineze, të cilën e prezantova në raportet përkatëse. Më pas, vajtëm dhe vizituam burgun “Hijam”, burg ku vuanin dënimin dhe torturoheshin heronjtë e lëvizjes palestineze për çlirim, burra dhe gra. Ne arritëm t’i marrim një intervistë të shkurtër njërit prej dëshmitarëve që ishte torturuar mizorisht në këtë burg, të cilën po e paraqes në vijim.

Dëshmitari: “Unë quhem Ali Ahshish. Kam kaluar 11 vjet burg në burgun Hijam, me akuzë se jam anëtar i rezistencës palestineze për çlirim. Çifutët më sollën në këtë burg dhe më kanë torturuar ç’njerëzisht. Fillimisht, më futën në një dhomë, ku më rrihnin me kërbaç, i cili ishte fije teli korrenti të lidhura për një shkop. Kjo, ishte v goditjeve me grushte dhe me shqelma.

Gjatë hetimit ata përdornin mënyra dhe metoda të ndryshme, për të më detyruar të flas. Përveç metodave fizike, ata përdornin edhe ato psikike, ku e merrnin gruan time e para syve të mi e zhvishnin lakuriq. Këto, bëheshin për dhe të më detyruar të jap informacione rreth rezistencës palestineze dhe bashkëpunëtorëve të mi.

Më pas e kishte radhën izolimi në qeli, e cila ishte e gjatë dhe e gjerë vetëm një metër. Aty qëndroja me dite dhe javë të tëra. Ushqimin ma jepnin nëpërmjet një vrime në derë ose poshtë derës. Ujë kisha vetëm një gotë të vogël në ditë. Kurse për nevojat personale më jepnin një enë të madhe. Për nevojat personale, më lejohej vetëm një herë në katër ditë të dal jashtë.

Shpeshherë na vendosnin në një sënduk llamarine 80×60 cm, na mbyllnin aty dhe e godisnin me këmbë dhe me ç’të mundnin. Kjo ndikonte direkt në nervat tona. Në sënduk na linin deri në 24 orë.

Herë të tjera më linin për tre ditë të lidhur me duart lart, duke qëndruar me majat e gishtave në këmbë.

Një herë më lidhën me kokë poshtë dhe këmbët përpjetë, ndërkohë që goditjet me kërbaç, grushte, korrent etj… vazhdonin, madje dhe në zona delikate. Këtë e shoqë ronin herë me hedhje të ujit të nxehtë dhe herë me ujë të ftohtë, gjë e cila dëmtonte nervat. Shumë nga vëllezërit e burgosur, vuajnë nga sëmundje nervore, për shkak të torturave çnjerëzore.

Ushqimi ishte i pamjaftueshëm, dy copa bukë në mëngjes, drekë dhe darkë, tre kokrra ullinj dhe një pjatë supë, për pesë persona, një vezë dhe një patate.

Sa i përket të sëmurëve në burg, në raste krizash, u jepej një kokërr qetësuese të skaduar. Edhe në raste emer- gjente, kur kërkohej ndërhyrja e mjekut, më shumë se kjo kokërr qetësuese i burgosuri nuk shpresonte. Në raste tepër kritike, e dërgonin të sëmurin tek një doktor i shtirur, i cili i bërtiste të sëmurit se gënjen dhe shtiret si i sëmurë për të dalë nga qelia qoftë dhe për disa çaste.

Nëse gjendja shëndetësore përkeqësohej shumë dhe rrezikohej jeta e të burgosurit, e dërgonin në një spital, por pa i ofruar shërbim cilësor.”
Ky ishte një fragment nga ato që më tregoi ish i burgosuri në burgjet çifute. E veçantë është se, kur këtë intervistë ia tregova një të njohuri palestinez, ai më tha që edhe ai vetë kishte qenë i burgosur në atë burg, madje e njihte të intervistuarin personalisht.

Shkputur nga libri:
Mes Nesh – Muhamed İvedij

Previous Story

Kancelari gjerman kërkon që vendet e Ballkanit të pranohen në BE sa më shpejt

Next Story

Gjermania vendos kontrolle në kufijtë tokësor me Poloninë, Zvicrën dhe Republikën Çeke

Latest from Blog

Go toTop