Drejtori Shkodran Tolaj, s’bashku me Ansamblin e Këngëve dhe valleve shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbrëmë kanë performuar në mënyrë direkte në një ndër emisionet më të shikuara në Republikën e Shqipërisë, “Portokallia”.
Për këtë perfomancë, ka njoftuar vetë drejtori Tolaj nëpërmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale me mbishkrimin, “Kush nuk i takon atdheut të vet nuk i takon as njerëzimit”
Ai më tej ka sqaruar edhe domethënijen e shprehjes së lartë-përmendur.
“Është shprehje që e kam ndjerë kurdoherë dhe mbi bazën e ndjesisë së krenarisë për sakrificën që kemi bërë në çdo kohë për tokën tonë të shenjtë por dhe dhembjes nga braktisja e tij viteve të fundit lindi projekti “Atdheu” me tekst nga Arsim Bunjaku, muzikë e orkestrim nga Jetmir Mehmeti! Duke konsideruar se çdo videoklip që do bëhej nuk do arrijë efektin e një super – produksioni për çka e faleminderoj “Top chanel” vendosa që ta publikoj dhe promovoj tani për të gjithë ju adhurues të këngës atdhetare! Shikim e dëgjim të këndshëm!”, ka shkruar Tolaj./indeks.mk/