Revista amerikane “Time” i ka kushtuar një shkrim zgjedhjeve të 14 majit në Turqi dhe garës së ashpër në mes të Kemal Kiliçdaroglu dhe Recep Tayip Erdogan. Siç shkruan “Time”, Erdogan tashmë ka filluar të ketë frikë se do të mposhtet, trasnmeton Express.
Si revansh të parë të Kiliçdaroglu “Time” përmend faktin që politikani turk kishte udhëhequr marsin nga Ankaraja në Stamboll në vitin 2017 për të protestuar kundër burgosjes së mijëra nënpunësve civilë, aktivistëve dhe gazetarëve nga Erdogani, përfshirë edhe një anëtar të partisë në Parlament.
Revista amerikan tutje shkruan se goditjet e Kiliçdaroglu kanë vazhduar dhe tashmë politikani i vjetër turk po e sfidon sërish Erdoganin, por këtë herë në kutitë e votimit.
“Këto janë një zgjedhje për ata që mbrojnë demokracinë kundër sundimit autoritar,” ka thënë thënë Kılıçdaroğlu, 74 vjeç, për TIME .
Revista Time shkruan se pas dy dekadash nën drejtimin e Erdoganit, 69 vjeç, miliona turq e shohin Kılıçdaroğlu si shpresën e fundit më të mirë për t’i dhënë fund kontrollit pothuajse total të presidentit mbi shtetin dhe për të rikthyer një formë më të ekuilibruar qeverisjeje, shkruan Express.
Megjithatë parashikohet vështirësi e madhe për të fituar zgjedhjet.
“Por fitimi i zgjedhjeve të përgjithshme të 14 majit do të jetë një pengesë edhe më e vështirë se 280 milje nga Ankaraja në Stamboll”, shkruan TIME.
Por, Kılıçdaroğlu është optimist.
“Ne do t’i japim fund një qeverie shtypëse me mjete demokratike,” thotë ai, i ulur përballë siluetës kuqezi të të dashurit Mustafa Kemal Atatürk, i cili themeloi republikën turke një shekull më parë dhe e shndërroi atë në një republikë moderne, laike.
TIME tutje thekson se rezultati i zgjedhjeve ka rëndësi jo vetëm për Turqinë – e cila ndodhet në udhëkryqin e Evropës dhe Lindjes së Mesme dhe është shtëpia e 85 milionë njerëzve, duke përfshirë gati 4 milionë refugjatë – por edhe për disa nga çështjet më të rëndësishme globale sot, raporton Express.
“Erdogan e ka mbajtur peng përpjekjen e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n për qëllimet e tij politike dhe ka krijuar lidhje më të ngushta me Rusinë, deri në pikën që SHBA-ja e përjashtoi Turqinë nga një program për marrjen e avionëve luftarakë F-35. Kılıçdaroğlu thotë se do të rindërtojë marrëdhëniet me SHBA-në, NATO-n dhe Bashkimin Evropian për ta bërë Turqinë “pjesë të botës së qytetëruar përsëri”, shkruan revista amerikane, transmeton Express.
Revista amerikane thekson se koha është e pjekur për ndryshim, meqë sipas TIME gjendja socio-ekonomike nën Erdoganin është përkeqësuar.
“Erdogan, i cili mori detyrën në vitin 2003 duke premtuar qeverisje kompetente pas tërmetit të vitit 1999, ka krijuar një krizë të kostos së jetesës me këmbënguljen e tij se normat e larta të interesit janë “nëna e çdo të keqeje”. Në vend që t’i rrisë ato siç këshillojnë shumica e ekonomistëve, ai ka vazhduar t’i zvogëlojë ato, duke e çuar inflacionin në një moment të vitit të kaluar në 85%. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, tërmetet e fuqishme binjake në shkurt vranë të paktën 50,000 njerëz, duke shkaktuar zemërim që autoritetet kishin dhënë “amnisti zonale” për ndërtesat e pasigurta dhe ishin vonë për të shpëtuar viktimat kur ato u shembën”, shkruan TIME.
Revista amerikane shkruan se Kılıçdaroğlu është kandidati më serioz për t’i dhënë fund epokës së Erdoganit.
Time tutje rikujton se Kılıçdaroğlu ka bashkuar një opozitë të përçarë dhe ideologjikisht të larmishme pas zotimit për të rikthyer sistemin parlamentar të qeverisjes dhe për të rivendosur sundimin e ligjit.
Kılıçdaroğlu ka premtuar se pasi të kufizojë kompetencat e tij si president, ai do të largohet nga detyra për të “ulur në një cep, duke luajtur me nipërit e mi”.
“Ne duhet të rivendosim demokracinë që kemi gëzuar për shumë vite dhe që na ka rrëshqitur nga poshtë këmbëve”, shton Kılıçdaroğlu.
/GazetaExpress/