Thuhet se fotografitë e fundit dëshmojnë që Putin ka kryer një operacion për kancer

Disa media vunë re se presidenti i Rusisë ka një mbresë në qafë, për këtë arsye filluan spekulimet se Vladimir Putin mund të ishte operuar për kancer.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Një mbresë u vu re në qafën e presidentit rus, nën mjekër, gjatë fundjavës, teksa mbante një qiri në një shërbesë mesnate në Katedralen Ortodokse të Pashkëve të Moskës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gazeta britanike Daily Mail rikujton pretendimet e medias së pavarur ruse Proekt, e cila deklaroi një vit më parë se lideri rus vuante nga kanceri i tiroides. Gjithashtu thuhet se kjo mbresë duket qartë në videot dhe fotot e publikuara nga Kremlini nga shërbimi i Pashkëve, por jo gjithmonë duket.

Kanali i Telegramit ukrainas, Unian shkoi edhe më tej dhe e përshkroi mbresë si formën e shkronjës “Z” – një simbol i përdorur nga forcat e Putinit.

Megjithatë, siç raporton gazeta Danas, mbresa e ish-shefit të KGB-së u vu re më shumë se dy vjet më parë kur media ruse Sobesednik vuri në dukje një shenjë të qartë në qafën e tij.

Pavarësisht pretendimeve, nuk ka asnjë provë që 70-vjeçari iu nënshtrua një operacioni për të hequr gjëndrën tiroide, e cila mund të ketë përfshirë një prerje në pjesën e përparme të qafës.

Ndryshe, Putin gjatë një vizite në rajonet e pushtuara ukrainase shihet duke çaluar teksa del prej një veture për tu takuar me disa ushtarakë. /Telegrafi/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.