Thaҫi: Ahmeti do të del në konferencë si fitues, Osmani merr dyfishin e votave përball Taravarit

April 15, 2024

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaҫi në “Këndi i Debatit”, ka deklaruar se kandidati i “Frontit Europian”, Bujar Osmani do të fitojë dyfishin e votave përball Arben Taravarit.

Sipas Thaҫit, natën e shpalljes së rezultateve Ahmeti do të mbajë konferencë si fitues në kampin shqiptar.

Thotë se në kampin maqedonas, VMRO-ja do të jetë fituese.

“Bujar Osmani do të fitojë dyfishin e votave kundrejt Osmanit. Mickoski do duhej të thoshte, do të koalicionojmë me partinë që ka legjitimitetin e popullit. Ahmeti sigurisht do të thotë, është herët për të vendosur se cilin kandidat do e votojmë. Qeveria e ardhëshme mendoj unë, VMRO-Fronti Europian”, tha ai./indeks.mk/

Previous Story

Osmani nga Dibra: Jam i privilegjuar që pas kandidaturës sime qëndrojnë nëntë parti politike dhe katër komunitetet më të mëdha në vend

Next Story

Thaҫi: Albini s’ka takat me i ndihmu shqiptarët e RMV-së

Latest from Blog

Go toTop