Thaçi: Fronti Europian pamundësoi fitoren e “Igraçkës” së Mickoskit! S’keni kah t’ja mbani

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në mbledhjen e Frontit Europian në Tetovë tha se Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE, ndaj askush nuk duhet të bie në grackat e politikës destruktive të VMRO-DPMNE-së.

“Ne do të rrijmë në linjën tonë, kemi qasje serioze sepse ata nuk do të arrijnë të bëjnë kurthe me truqet e tyre. Maqedonasit nuk heqin dorë nga shteti i tyre sllavo-maqedonas, këto fjalime që po i ben VMRO-DPMNE e Mickoskit, i kishte dikur edhe Gligorovi. Kurrë nuk mund të na mashtrojnë! Fjalët e Mickoskit tha: Qendra e rëndësës së vendimeve madhore të shtetit do t’I kalojnë maqedonasve, ndaj nuk kanë të bëjnë këto deklarata me BDI-në apo PDSH-në, por drejtpërdrejt me shqiptarët. Nga ndarja e Ish-Jugosllavisë, Maqedonia e Veriut e ruajti territorin e saj falë shqiptarëve, me kushtin që vendi ta ketë përfundimin në NATO dhe BE. Ju japim mesazhin, s’keni kah t’ja mbani, me ne duhet të bëni negociata për këtë vend, jo me ata që i keni aty përballë. Fitorja e Frontit Europian pamundësoi fitorin e “Igraçkës” së VMRO-DPMNE-së”, tha Thaçi. /TvKlan.mk

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.