Tetori, fillim i mbarë me masat e qeverisë për rrogat

October 2, 2023

/Editorial i portalit indeks.mk/

Ky fillim tetori shënohet me një sihariq, jo dhe modest, për disa kategori të punësuarish dhe shtresën e pensionistëve.

Prej sot, kategoria e parë e pensioneve paguhet me 5.3 për qind më të larta dhe kjo rritje, nominalisht është më e lartë te secila kategori e ardhshme. Çështja e rritjes te kjo kategori nuk është e përfunduar, negociatat me Qeverinë vazhdojnë, me gjasa që të mos mbetet me kaq.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ua uroi sot rrogat policëve, që janë më të larta për 10 për qind. Ai me këtë rast përkujtoi se prej vitit 2016, pesë herë janë bërë rritje të vazhdushme, në vitin 2016, 2019, 2022 për 5%, në mars 2023 rritje lineare në shumën bruto prej 3,086 den, dhe në përputhje me ndryshimet në Kontratën e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik, me të cilën paga bazë bruto e punonjësve në sektorin publik u rritet me 10%, të gjithë punonjësit e MPB-së me pagesën e rrogës për muaji shtator.

Nëse kësaj i shtohet edhe rritja që për kohë të shkurtër i përfshiu rrogat në administratën shtetërore, dy herë nga 10 për qind, dhe atë të punëtorëve arsimore që prej muajit të ardhshëm do të kenë 15 për qind më tepër, flet se Qeveria e tashme politikën sociale dhe statusin material të të punësuarve në adminsitratë dhe gjithë sektorin publik e ka prioritet. Kjo sigurisht se rrit motivin dhe profesionalizmin e të punësuarve në këto sektorë, e në anën tjetër, demotivon shumëkë që perspektivën e shikon jashtë vendit.

Aspekti socio-ekonomik është njëri aspekt, ndërkaq në vlugun e përplasjeve politike për gjithçka, me nevojë e pa nevojë, është me rëndësi si fakt krahasimor se cila qeveri sa është përkujdesur, gjegjësisht, çfarë politike sociale ka realizuar gjatë mandateve të tyre. Doemos se nëse një shtrese të caktuar ia ke rritur pagat 5 herë, siç e përmendi ministri i resorit për pjesëtarët e MPB-së, ose rritjet drastike të pagave të mjekëve(gatisedyfishim), rritja e pagës minimale në mbi 300 euro, dhe masa të tjera, e bëjnë këtë qeveri vërtet të pakrahasueshme me qeveritë e mëparshme. /indeks.mk

Previous Story

Detaje/ Si ndodhi aksidenti ku humbi jetën 18-vjeçari Erion Zenuni nga Gostivari

Next Story

Mickoski vetë qenka properëndimor, ndërsa “Evropa, peng i politikës ruse në Ballkan”!

Latest from Blog

Go toTop