Tërmeti la të vdekur 650 persona, shumë maroken kaluan natën në qiell të hapur…

September 9, 2023

Së paku 632 njerëz kanë vdekur dhe 329 të tjerë janë lënduar si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që e goditi Marokun të premten vonë, raportoi të shtunën televizioni shtetëror duke e cituar Ministrinë e Brendshme të Marokut.

Tërmeti 6.8 ballësh goditi 72 kilometra në jugperëndim të vendin turistik, Marakesh, më 8 shtator në orën 23:11, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Lëkundje të fuqishme u ndien edhe në qytetet bregdetare Rabat, Kasablanka dhe Esaourija.

“Ne e ndiem një dridhje të fortë, dhe e kuptuam se ishte tërmet”, tha për agjencinë e lajmeve AFP Abdelhak El Amrani, një 33-vjeçar nga Marakeshi./REL

Previous Story

Kjo është e dashura e reperit Stresi, zbulohet fotoja e bukuroshes

Next Story

Pasuria e Rita Orës lë nën hije pasurinë e bashkëshortit të saj

Latest from Blog

Go toTop