Tërmet në Serbi, ndjehet edhe në Maqedoni e Kosovë

October 14, 2024

Një tërmet i ri ka goditur sonte Serbinë, në afërsi të kufirit me Maqedoninë.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 në afërsi të Vranjës, ndërsa është ndjerë edhe në pjesën veriore të vendit, në Kumanovë, Kriva Pallankë dhe rajon.

Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 12 kilometrash.

Ky është tërmeti i dytë në atë zonë në më pak se 24 orë. Mëngjesin e sotëm pak pas orës 4 është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.2 ballë.

 

Previous Story

Baba Mondi: E konsideroj veten time vëlla të popullit izraelit!

Next Story

Raul mes kandidatëve për stolin e Realit, e kërkojnë edhe në Gjermani

Latest from Blog

Go toTop