Teologu për deklaratat e Mazllamit: U ndjeva keq, bëri një gafë

April 18, 2023

Teologu Mustafë Bajrami, që ishte anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje, ka folur rreth deklaratave të hoxhë Mazllam Mazllamit, i cili e quajti “leckë” flamurin kombëtar.

Këto deklarata, që u diskutuan tërësisht në publik, teologu Bajrami vlerësoi se janë një gafë. Tutje, Bajrami ka pasur fjalë të mëdha për hoxhën Mazllami.

“Personalisht unë jam ndje keq, nuk kisha me dashtë, që një personalitet të shquar islam shqiptar si Mazllam Mazllami, si hoxha i nderuar, ti kishte thënë ato fjalë. Ka mujtë mos me i thanë ato fjalë. Në fakt, ai nuk është anti-shqiptar, kundërshtar i simboleve, sepse e njoh në person, por i ka dal ai gafë, të cilin do të dëshiroja dhe e “këshillova”, sa mundesh me e këshilluar një mësues, e këshilla i thash “po të isha në vendin tuaj, do t’i kërkoja falje shqiptarëve” – shtoi ai.

Previous Story

Kurti: Unë agjëroj ditëve kur jam i ftuar nëpër iftare dhe jo vetëm sivjet

Next Story

“Kemi vrarë fëmijë në Ukrainë”, rrëfehen dy mercenarë të grupit Wagner

Latest from Blog

Go toTop