“Tensionet në veri të Kosovës show politik”, Rama: Ushtria serbe ka zero fuqi, nuk bën dot asgjë

May 31, 2023

Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Bratislavë të Sllovakisë. Ai ka marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi Ballkanin “Rrugët e Hapura: Ballkanasit sërish në biznes”.

Gjatë fjalës së tij, Rama komentoi situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Rama tha se prezenca e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën është një show i politikës së brendshme, ndërsa theksoi se fuqia e ushtrisë serbe në kufi është zero.

Edi Rama: Ushtria serbe në kufi është shfaqja më e pabesueshme e politikës së brendshme, sepse ushtria serbe në kufi të Kosovës ka fuqi të barabartë me zero. Nuk mund të bëjë asgjë. Ka të bëjë vetëm m politikën e brendshme.

Previous Story

Serwer: Për situatën në veri, SHBA po mbështet 100% Serbinë

Next Story

VMRO DPMNE është fabrikë për lajme të rrejshme, propagandë dhe ofendime

Latest from Blog

Go toTop