Tenderi për pajisje specifike/ Një firmë me kapital rus përpiqet të hyjë në Ministrinë e Mbrojtjes!

Një firmë me kapital rus, ka bërë përpjekje të futet në Ministrinë e Mbrojtjes përmes pjesëmarrjes në një tender që lidhet me pajisje të ndjeshme.

Sipas informatave të Ministrisë së Mbrojtjes, bëhet fjalë për një firmë të regjistruar në vend anëtar të BE-së. Ka qenë në mesin e tre prej tyre që janë paraqitur në tenderin.

Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, tha se shërbimet e intelegjencës në vend kanë zbuluar se bëhet fjalë për një firmë me kapital rus, para se procedura e furnizimit publik të vijë në fazën kur bëhet kontrolli i sigurisë I pjesëmarrësve të tenderimit.

“Ishte indicative, për shkak se fazën e parë që kaloi, oferta e kësaj firme ishte afërisht e njëjtë me dy të tjerat. Megjithatë, në fazën e dytë, ofruan çmim më të ulët për rreth 50% dhe kjo vërtetoi dyshimet se duan që ta marrin me çdo çmim”, tha Slavjanka Petrovska.

Sipas Kodit Penal, Petrovska ka thënë se nuk ka bazë për vepër penale, por duhet të ngritet niveli I sigurisë së shtetit.

Maqedonia e Veriut është vend anëtar I NATO-s dhe më 27 mars do të shënojë katërvjetorin e aderimit në Aleancë./tvklan.mk

Share

Go toTop