Nesër, në Zagreb të Kroacisë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, do të marrë pjesë në aktivitete për të shënuar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë. Ky event do të bashkojë Kryetarin Ahmeti me shumë bashkëatdhetarë të pranishëm në Kroaci, për të nderuar këtë ditë të shenjët për popullin shqiptar. Aktivitetet do të zhvillohen me pjesëmarrjen e komunitetit shqiptar në Kroaci dhe përfshijnë kremtimin e simbolikës së flamurit dhe pavarësisë.
Rrugëtimi i Kryetarit Ahmeti dhe i BDI-së nëpër diasporë vazhdoi me takime të tjera, përfshirë edhe tubimet e mbajtura në Cyrih dhe Argau të Zvicrës, ku në tubimin e Cyrihut Ahmeti foli para mbi një mijë të pranishmëve për situatën politike në Maqedoni të veriut dhe në rajon, për të ardhmën e shqiptarëve, për mundësitë e mërgatës kombëtare për investime në vendlindje.
Lideri i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti nga Cyrihu i Zvicrës ka kërcënuar se nuk ka kush që mund të prek gjuhën e shqiptarëve gjuhë që e kanë larë me gjak, gjuhë që është e garantuar dhe ajo që lahet me gjak dhe nuk fshihet lehtë pa mos i përzi kësulat, ndërsa në tubimin në Argau, u shënua edhe 30-vjetori i UÇK-së, ku pos liderit të Shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti kushte edhe mysafirë nga Kosova, Maqedonia Veriore dhe Lugina e Preshevës, ishin edhe ish-anëtarët e Kryesisë dhe të Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, delegat të Mbledhjes së 4-të të Përgjithshme (korrik 1993), aktivistë dhe përsonalitete të shquara të Çështjës Kombëtare.