Një 60-vjeçar italian ka larë veten me benzinë dhe ka hyrë në zyrën e kryebashkiakut të Terasinit duke e kërcënuar se do të digjet.
Sipas mediave italiane ky veprim ka ardhur pas vendimit të Georgia Melonit që çdo institucion i sigurimeve shoqërore të ndalojë ndihmën sociale për qytetarët e papunë dhe me të ardhura të ulëta.
Administrata e bashkisë ka përjetuar momente frike, ndërsa Sekretari i përgjithshëm, Cristofaro Ricupati u përpoq të bisedonte me burrin e acaruar. Në fund ka qenë kryetari i këshillit bashkiak ai që ka bindur 60-vjeçarin të heqë dorë nga akti që synonte të realizonte dhe më pas kanë ndërhyrë karabinierët.