Të gjitha frustrimet e lajthitura te Kristijan Mickoskit

Naim A. Cami

Njeriu i cili vetevehten e quan dhe paraqitet si demokrat,i cili ne angazhimin e vet politik vepron kryesisht ne mbrojtjen e vlerave demokratike ne shoqeri,ne mbrojtje dhe ne perfaqesimin e drejte te te gjithe qytetareve te RMV, ne betejen transparente dhe jo selektive kunder krimit te organizuar dhe korupcionit,me deklaratat e tija te fundit ne forme te ultimatumit,dukshem ka devijuar nga keto gjoja parime te proklamuara,duke kerkuar dicka qe apsolutikisht nuk indentifikohet me paraqitjet e tija politike.

Gjegjesisht,duke filluar nga takimi ” i lidereve koke me koke” me kryeministrin e RMV,per te cilin takim ka pergjegjesi politike edhe vete kryeministri per shkak te pranimit te nje “takim te tille lideresh koke me koke”,Mickoski se bashku me kryeministrin transmetuan nje porosi politike te pa hijshme,te papranueshme dhe te paqendrueshme tek qytetaret e RMV,e ne vecanti te populi Shqiptar ne RMV dhe rethine te saje,sikurse donin te thone se vetem ata dy lidere politik me partite e tyre politike,jane ata qe vendosin per cdo gje dhe per te gjithe ne RMV.
Takimet e tilla jane teresisht dhe ne menyre apsolute te gabuara,por mbi te gjitha nga improvizime te tilla nuk mund te gjenerohen kurfare vendime valide dhe te pranueshme,vecanerisht jo per popullin Shqiptar,keshtu qe ato lloje takimesh paraqesin frustrime te lajthitura te lidereve te tille,e ne vecanti te Kristian Mickoskit si inicues dhe kushtezues i atij takimi.

percaktuar qe ta fajsoje vetem koalicionerin Shqiptar me te madh ne qever dmth.BDI-ne,si dhe kerkon nga kryeministri qe ne menyre selektive ta perjashton BDI nga qeveria,qe me fjale te tjera i bjen qe vetem BDI eshte fajtore per cdo gje ne kete shtet ??!!

Nga ky insistim i frustruar i Mickoskit,detyrimisht imponohen disa pyetje per te.
Cfare fuqie ka ky njeri qe te kerkoje dhe te perjashtoje nga qeveria nje parti Shqiptare te zgjedhur ne menyre legjitime?

Prej nga ky njeri e konzumon “te drejten” qe ti percaktoje popullit Shqiptar ne RMV cila parti politike e tyre nuk mund te jete pjese e qeverise edhe pse eshte e zgjedhur ne menyre legjitime?

A e kupton ky njeri se tentimi i tij i frustruar per perjashtimin e dhunshem te nje partie politike Shqiptare nga qeveria,eshte nje e kaluar e turpshme dhe e eret,e cila kure me nuk do te kethehet ne keto troje?

A eshte ky njeri i vetedijshem se fjala “20% e popullates” lidhur me perdorimin zyrtar te gjuhes shqipe ne RMV,eshte e turpshme per popullin Shqiptar ne RMV,per shkak te faktit se perdorimi zyrtar i gjuhes amtare Shqipe ne RMV eshte e drejte burimore e jona,nga se ne RMV Shqiptaret zyrtarisht jane 31% e popullates te RMV,por te cilet jetojne te shperndare ne 42% te teritorit te RMV,qe nga egzistenca e tyre ne keto teritore te sotme?

Njekohesisht,kur jemi te termi “20% e popullates” lidhur me perdorimin zyrtar te gjuhes Shqipe ne RMV,ju rekomandohet politikajve te ndryshem qe te mos e luajne rolin e “metereologut” me shpjegimin se kinse : “tani nuk eshte koha” per ndryshime te tilla.

Per Mickoskin dhe ndjekesit e tij,eshte e sigurte se prioritet duhet ta kene zgjidhjen e problemeve te veshtiresuara me Republiken e Bullgarise per shkak te disa presioneve te palogjikshme te tyre ndaj RMV,ndersa nuk duhet kursesi te lodhen me ate se cila parti politike Shqiptare duhet apo nuk duhet te jete ne qeveri te RMV,nga se per kete ceshtje vendosin vetem votuesit shqiptare ne RMV e kursesi jo Mickoski apo ndonje tjeter.

Ne fakt,zgjedhjet dhe votimet jane postulate te demokracise per te cilen kinse Mickoski angazhohet.

Naim A. Cami
Avokat – Diber

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.