Të fejuarit rrihen mes vete tek stacioni i autobusëve, shoqërohen në polici…

July 19, 2023

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shoqëruar në stacionin policor të dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Shqipërisë dhe e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ishin përleshur fizikisht në mes vete.

Rasti ka ndodhur në stacionin e Autobusëve në Prishtinë, të martën në ora 20:00.

Në raportin policor bëhet e ditur se i dyshuari dhe e dyshuara janë të fejuar.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Previous Story

Ankohet mërgimtari: Po na mashtrojnë me çmime, veç pse jemi të jashtit paguajmë më shtrenjtë

Next Story

Luana Vjollca vjen me poza seksi në bikini nga bregdeti italian (FOTO)

Latest from Blog

Go toTop