Të dy oficerë në ushtri, çifti vrau 7 terroristë të Hamasit për të shpëtuar binjakët e tyre

October 10, 2023

Një çift izraelit ka vrarë shtatë militantë të Hamasit për të shpëtuar fëmijët e tyre. Sipas mediave të huaja, Adar dhe Itay Berdychivsky të dy 30-vjeç, nga Kfar Aza shërbenin në ushtrinë izraelite si oficerë dhe mbanin armë në shtëpi.

Kur militantët iu afruan shtëpisë së tyre, çifti fshehu binjakët e tyre 10 muajsh në përpjekje për t’i shpëtuar. Ata vranë me armë zjarri 7 terroristë, por fatkeqësisht më pas u vranë të dy nga anëtarë të tjerë të bandës.

Fëmijët e tyre shpëtuan dhe pse qëndruan të vetëm për plot 14 orë, derisa gjyshja e xhaxhai i tyre i gjeti.

Militantët e Hamasit lëshuan një numër të madh raketash nga Rripi i Gazës në Izrael mëngjesin e 7 Tetorit.

Më 9 Tetor, Izraeli tha se rifitoi kontrollin mbi të gjithë kufijtë dhe zonat ngjitur me kufirin pranë Rripit të Gazës. Deri më tani, numri i të vdekurve në Izrael është rreth 1600 persona, me 2500 qytetarë të tjerë të plagosur.

Previous Story

Ronaldo dëshiron kontratë të re me Al Nassr, zbulohet arsyeja

Next Story

Arrihet marrëveshje! Rriten për 10% pagat e punonjësve shëndetësorë

Latest from Blog

Go toTop