Taulant Seferi rrëfehet: E prisja Shqipërinë për gjithë jetën time, as Spanja me Gjermaninë nuk më duket asgjë…

October 23, 2023

Taulant Seferi është lojtari i cili arriti të shënonte dy gola kundër çekëve dhe ngriti peshë tifozët e Shqipërisë.

Në një intervistë për emisionin “Koha Shtesë” në Sport Ekspres, lojtari tregoi edhe dashurinë e madhe që ka për fanellën kuqezi. Përjetimi është i madh, fryma e ardhur nga babai i tij me rritjen me atdhedashuri ka ndikuar së tepërmi te Taulanti që përpara Kombëtares tonë, nuk vendos askënd tjetër.

“Unë kam kaluar të gjitha grupmoshat e Maqedonisë së Veriut. Kam pasur edhe ftesë për të qenë pjesë e Kombëtares së tyre A. Madje, me thënë të drejtën, presidenti i Federatës së Futbollit në Maqedoni më tha se do të isha edhe kapiteni i tyre nëse do të shkoja. Por zemra ime është me Shqipërinë dhe nuk mund të vishja një fanellë tjetër përveç asaj shqiptare. Do ta kisha pritur gjithë jetën Shqipërinë dhe nuk do të lëvizja në asnjë Kombëtare tjetër. Më thënë të drejtën këtë emocion nuk ta jap as Spanja, as Gjermania dhe as Zvicra. Kur sheh gjithë ata tifozë, himnin kombëtar, nuk kam fjalë më, po më bëhet mishi kokrra tani që flas. Nuk luaja për asnjë Kombëtare tjetër”, tha Seferi. /Sport Ekspres/

 

Previous Story

Gazetari kosovar që nisi lëvizjen anti-islam: Qytetarët duan të braktisin fenë islame!

Next Story

Ministri austriak – Evropës: Mos ta harrojmë Ballkanin Perëndimor

Latest from Blog

Go toTop