Kreu në ikje i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari me përpikmëri ndjek rrugën e partnerit të koalicionit, Bilall Kasami.
Nëse Kasami i la pa rroga punonjësit e ndërmarrjes Komunale për festën e Fitër Bajramit, një gjë të tillë Taravari po e bën për Kurban Bajram.
Sipas informacioneve tona, punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale “Komunalec” kanë filluar me bojkotim të punës, pra ata nuk dalin për të pastruar mbeturinat e qytetit sepse kanë mbetur tash e disa muaj pa rroga.
Ndaj në prag të festës, për shkak të bojkotit, Gostivari është “i mbuluar” nga mbeturinat dhe kontenjerët e papastruar.
Burimet tona thonë se ata nuk do të fillojnë me punë gjersa, Taravari dhe drejtori i ndërmarrjes të lëshojnë rrogat e ngecura.