Taravari dhe Ahmeti takim “kokë më kokë” në Gostivar

June 9, 2023

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i ka qendruar sot mysafri kreut të ASH-së dhe të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, informon Flaka, përcjell Indeks.mk

Takimi i cili është realizuar mesditën e kësaj të premte, ka zgjatur mbi një orë në zyrën e Taravarit në Komunën e Gostivarit. Siç bëjnë të ditura burime për redaksinë tonë, takimi ka ardhur për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend, gjegjësisht situatën e krijuar pas takimit të dy ditëve më parë mes kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ndryshimet kushtetuese dhe eventualisht ndryshimet në ekzekutiv, gjegjësisht zgjerimi i Qeverisë, mendohet të kenë qenë temë e takimit. Në takim, jo zyrtarisht është folur edhe për zëvendësimin e 20 përqindëshit me gjuhën shqipe në Kushtetutë, gjë të ciën e kërkon ASH, ndërsa BDI shprehet se tani nuk është momenti për një kërkesë të tillë.

Previous Story

ASH: Edhe ne dalim nga Qeveria dhe përkrahim ndryshimet kushtetuese për integrim Europian

Next Story

Analistët: Mickoski nuk ka kaçik të zgjedhë shqiptarë “të përshtatshëm”për qeveri, ata i përcakton votuesi!

Latest from Blog

Go toTop