Takimi i Ademit me përfaqësuesit e Konventës Nacionale për BE-në

October 10, 2023

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, pati takim pune me përfaqësuesit e Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mileva Gjurovska, Muhamed Halimi dhe Nikolla Jazanxhiski.

Në takim, kryetari Ademi theksoi se Konventa Nacionale për Bashkimin Evropian (KNBE- MK) është platformë e mirë që ofron mundësi për parlamentin dhe faktorët e tjerë relevantë për të luajtur rol aktiv, por që mundëson debat publik gjithëpërfshirës për integrimin evropian; pastaj e institucionalizon debatin publik duke inkurajuar partneritete të segmenteve të ndryshme të shoqërisë; si dhe i lidh vendimmarrësit në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Ademi theksoi se për të përmbushur qëllimin final të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt këtij procesi për anëtarësimin e plotë në BE, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe më konkretisht Komisioni për Çështje Evropiane si institucion kryesor që e ndjek procesin e anëtarësimit, do të menaxhohet në mënyrë konsistente nga roli i tij kontrollues në këtë plan dhe në frymën evropiane do të vazhdojë të avancojë politikën e mbështetjes
së plotë dhe transparencës ndaj shoqërisë civile.

Në thelb, në këtë takim u theksua rëndësia e Konventës Nacionale për BE-në në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, ky takim ishte mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer propozime dhe ide për aktivitetet e përbashkëta në të ardhmen, si dhe për të avancuar bashkëpunimin, me sigurinë se aktivitetet e përbashkëta do të vijojnë edhe në të
ardhmen. Përfaqësuesit e Lëvizjes Evropiane falënderuan përzemërsisht për mundësinë e takimit dhe për mbështetjen e sinqertë të kryetarit Ademi.

Previous Story

Shëndeti mendor te adoleshentët, psikologët: Mos anashkaloni çrregullimet mendore

Next Story

Analistët: Beteja për buxhetin në Kongres i krijon mundësi Pekinit për ndikim në Paqësor

Latest from Blog

Go toTop