Takimi Ademi – Kovaç

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, realizoi takim me Elvira Kovaç, kryetare e Këshillit për Integrime Evropiane në Beograd, Republika e Serbisë.

Në takim u theksua se është shumë e rëndësishme që Ballkani Perëndimor të bëhet sa më shpejt pjesë e Bashkimit Evropian dhe se Bashkimi Evropian është e domosdoshme të gjejë mënyrë për ta bërë të mundur këtë, duke theksuar se përgatitja për anëtarësim të plotë mund të arrihet deri në vitin 2030 dhe kjo datë është reale dhe qëllim i arritshëm, si për kandidatët, ashtu edhe për Bashkimin Evropian.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se duke marrë parasysh krizën në Ukrainë, në Bruksel është krijuar momentumi politik i favorshëm për procesin e zgjerimit të mëtejshëm të BE-së, të cilin pjesëmarrësit nga Ballkani Perëndimor nuk duhet ta humbasin.

Në takim u diskutua për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe parlamentar midis të dy vendeve, perspektivat e zgjerimit të Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor dhe situatat aktuale në Evropë dhe botë.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.