Takime të kompanive vendore dhe austriake për zhvillim të bashkëpunimit afarist

October 12, 2023

Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe Sektori tregtar pranë Ambasadës austriake në Shkup, sot orgnaizojnë takime afariste dhe prezantim të kompanive austriake, me qëllim të zhvillimit të marrëdhënieve afariste mes kompanive të të dy vendeve.

Në kuadër të Delegacionit austriak, siç është paralajmëruar, të pranishëm do të jenë afaristë austriakë, me të cilët kompanitë e vendit do të kenë mundësi të realizojnë takime të drejtpërdrejta nga sfera të ndryshme, siç janë sektori energjetik, i telekomunikacionit, inxhinieria, dizajni, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe të tjera.

Në ngjarjen që do të mbahet në hapësirat e Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, do të flasin Jadranka Arizankovska, këshilltare për integrime në BE pranë Odës ekonomike, Juta Valter, atashe tregtar i Austrisë për Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, pas çka do të pasojë ptezantimi i shkurtë i kompanove austriake dhe takimeve afariste V”V – bisedime dhe këmbim i përvojave të kompanive vendore me ato austriake.

Previous Story

Bekteshi sot në Odën Ekonomike do të prezantojë ligjin e ri për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare

Next Story

Trafik i qetë në Maqedoninë e Veriut

Latest from Blog

Go toTop