Szunyog: Kosova dhe gjithë rajoni e kanë vendin në BE

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori, Tomas Szunyog, në shënim të Ditës së Evropës së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e kanë përuruar Muralin e Energjisë së Mirë pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së.

Me këtë rast ai tha se Kosova dhe gjithë rajoni e kanë vendin në BE. Madje shtoi se po e mbështesin Kosovën që t’i përmbush standardet e BE-së sa i përket energjisë së gjelbër.

“Jemi shumë të lumtur që se bashku me Qeverinë kemi finalizuar pakon e mbështetjes për energjinë. Por, jemi duke punuar edhe në projekte të tjera që ta ndihmojmë Kosovën në tranzicionin e gjelbër, që t’i arrijë qëllimet e ‘Green Deal’, por edhe që t’i përmbush standardet e BE-së”.

“Kosova dhe gjithë rajoni e kanë vendin në BE, prandaj kjo është i rëndësishme për ne. E shohim Kosovën, si dhe gjithë rajonin, si shtete të ardhshme të BE-së”.

Në shënimin e Ditës së Evropës Szunyog, merr pjesë në Masterklasën “Aftësitë e artit në rrugë” gjithashtu edhe në hapjen e ekspozitës “Vala tjetër”.

Përderisa ai do ta hap edhe Koncertin Chopin Piano Fest që do të mbahet në Bibliotekën Universitare.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.