Szunyog: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian!

October 4, 2023

Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovën, Tomas Szunyog, ka thënë se ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se këto nuk janë fjalë boshe dhe se bashkimi politik dhe ai financiar e tregojnë këtë.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe se këto nuk janë fjalë boshe, bashkimi politik dhe financiar tregojnë këtë zotim, procesi i integrimit është proces shumë i gjatë dhe i ndërlikuar. Ata që aspirojnë për të qenë anëtarë duhet të jenë të dedikuar dhe të bëjnë punë të madhe”, tha ai.

Shefi i BE-së tha se zgjerimi i BE-së, lidhet edhe me rezultatet dhe zotimet për anëtarësim.

Ai këto komente i bërë në një tryezë të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), ku u prezantua ‘Barometri i Reformave të BE-së.

Previous Story

Aggeler: Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e BE-së, për shkak të së ardhmes së gjeneratave të reja!

Next Story

Gazetarja ruse dënohet me burgim pasi protestoi në transmetim direkt kundër pushtimit rus në Ukrainë

Latest from Blog

Go toTop