Sveçla thotë se është duke u hetuar përfshirja e personelit të manastirit të Banjskës

September 26, 2023
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në Euronews Albania është pyetur nëse ka dyshime që pelegrinët në Manastirin e Banjskës janë të përfshirë në sulmin e së dielës ndaj Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se është duke u hetuar përfshirja e personelit të manastirit.

“Nuk mund të them për të gjithë pelegrinët, por jemi duke hetuar përfshirjen e personelit të manastirit në gjithë këtë aksion. Ka indicie se ka pasur përfshirje direkte, nuk mund të them më shumë në këtë moment, por jemi duke hetuar seriozisht edhe në këtë drejtim. Aksioni po vazhdon, ne po krehim terrenin, në vazhdimësi po zbulojmë armatim e pajisje të reja”, tha Sveçla.

/GazetaExpress/

Previous Story

E FUNDIT: Një tifoz terrorist i Crvena Zvezdës ka mbetur i vrarë në Kosovë

Next Story

Spasovski: Janë lëshuar 31.187 dokumente udhëtimi për qytetarët që jetojnë jashtë RMV-së

Latest from Blog

Go toTop