Suspendohen nga puna tri punëtoret edukatore që keqtrajtuan 3-vjeçarin në kopsht

September 20, 2023

Inspektorati i Arsimit ka nxjerr vendim më të cilin Drejtoria e Arsimit në Fushë-Kosovë, obligohet që menjëherë t’i suspendojë nga puna 3 punëtorët e Institucionit parashkollor “Gëzimi ynë”.

“Inspektorati i Arsimit ka nxjerrë vendim me të cilin obligon Drejtorinë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë që menjëherë të suspendojë nga marrëdhënia e punës 3 punëtorët e Institucionit parashkollor “Gëzimi ynë”, N.M, SH.I dhe N.H derisa të vendosin organet e hetuesisë/drejtësisë”, ka thënë këshilltarja e Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, Edona Kutleshi

Ajo ka thënë se më këtë vendim është kërkuar që të merren masa edhe ndaj drejtoreshës.

“Po ashtu, përmes këtij vendimi, Inspektorati i Arsimit obligon Drejtorinë Komunale të arsimit në Fushë Kosovë që të marrë masa disiplinore ndaj drejtoreshës së Institucionit parashkollor “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, e cila nuk ka vepruar me kohë për rastin në fjalë”, është shprehur Kutleshi.

Previous Story

Anketa: Gruevski kryeson me 9:1 para Mickoskit – Ja kush është lideri i vërtetë!

Next Story

A e dini se cila shqisë shuhet e fundit tek një person kur ai vdes?

Latest from Blog

Go toTop