Surprizon Bardhi: Talentin e kam falë një vajze që dashurova

July 8, 2023

Artisti i njohur nga Kumanova, Bardhyl Idrizi, prej disa vitesh ka pushtuar tregun muzikor shqiptar.

Ai është kthyer në një nga emrat më të pëlqyer nga publiku duke fituar kështu edhe fansa të shumtë.

I njëjti ka qenë së fundmi i ftuar në “Pushime on Top”, ku ka folur për fillimet në karrierë, projektet e reja e po ashtu edhe për planet e së ardhmes.

Ndërsa u pyet nga moderatorja Lei Kraja se si nisi në muzikë, Bardhi theksoi se gjithçka ndodhi falë një vajze. 25 vjeçari tha se nisi të shkruante tekste për vajzën që i pëlqente dhe pas kësaj kuptoi që ka talent.

“Talentin e kam falë një vajze që dashurova sepse shkruaja vazhdimisht tekste për të, ia dedikoja”, u shpreh ai.

Ai shquhet për hitet si: “Për ty”, “Të dua”, “Betohemi”, “Zhytem & Prap”, “Kalli” etj. /Telegrafi/

Previous Story

Rita Ora flet për mentalitetin shqiptar: Ne ngrihemi, nuk dorëzohemi

Next Story

Shkup: Kërcënim për largimin edhe të 200 të punësuarëve tjerë të Higjienës nga puna

Latest from Blog

Go toTop