Superliga, Serie A, La Liga e Ligue 1: Çka na pret sot në platformën ArtMotion?

October 25, 2024

Tashmë që kanë përfunduar ndeshjet e garave evropiane për këtë javë, platforma numër një në vend, ArtMotion, vazhdon me laramani ngjarjesh sportive.

Këtë të premte na presin duele interesante në futbollin dhe basketbollin vendor dhe atë ndërkombëtar.

Në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll zhvillohet përballja mes Feronikeli ’74, e cila ende nuk e ka shijuar fitoren këtë sezon dhe gjendet në vendin e fundit me 2 pikë në total, dhe Ferizajt, i cili aktualisht është në vendin e 7-të me 10 pikë të grumbulluara nga 9 xhiro.

Këtë ndeshje mund ta ndiqni në kanalin Sport1 në ArtMotion me fillim nga ora 13:00.

Po ashtu, na presin edhe ndeshje nga Serie A, La Liga e edhe nga Ligue 1.

Nga ora 18:30 Udinese – Cagliari transmetohet në Sport1 në ArtMotion, kurse nga 20:45, po në Sport1 transmetohet ndeshja Torino – Como.

Në Spanjë, Espanyoli do të ndeshet me Sevillan nga ora 21:00 të cilën mund ta ndiqni në Sport2 të ArtMotion, kurse në Francë, Rennes do ta presë Le Havre me fillim nga ora 20:45 ndeshje që transmetohet në kanalet sportive të Kujtesa në platformën ArtMotion.

Gjithashtu, edhe në Superligën e Femrave në Basketboll, nga ora 19:00 përballen Juniori 01 me Bashkimin. Ndeshja transmetohet në Sport2 të ArtMotion. /Klankosova.tv

Previous Story

Moti në Maqedoninë e Veriut

Next Story

Java e 10-të e Superligës, këta janë gjyqtarët që do të ndajnë drejtësi

Latest from Blog

Go toTop