Sulmohet Zhaklina Lekatari, gazetares i thyhet makina!

April 26, 2023

Zhaklin Lekatarit, opinionistes në Big Brother Vip i kanë dëmtuar makinën në parking. Burime për JOQ ALBANIA, bëjnë me dije se Zhaklina e ka pasur të parkuar makinën në një nga parkingjet tek stadiumi Dinamo.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryhen hetime. Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur edhe për shkak të debateve në Big Brother.

Mbrëmjen e djeshme, ajo pati një debat të fortë me Kiarën, ish-banore e BB Vip, e cila mbrojti Luizin, pas disa debateve të ndodhura.

Pista kryesore ku po hetohet flitet që është kjo e debateve në Big Brother. JOQ Albania ka siguruar edhe fotot, ku Zhaklina ngushëllohet për ngjarjen nga një mikeshë e saj, teksa në vendngjarje shihen edhe efektivët e policisë.

Previous Story

Grubi shpreh ngushëllime për vdekjen e politikanit francez, François Léotard

Next Story

Ahmeti me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të politikanit francez që nënshkroi marrëveshjen e Ohrit

Latest from Blog

Go toTop