Sulmohet një vajzë nga qentë endacakë në Tetovë, publikohen pamjet

May 8, 2023

Problemi me qentë endacakë në Tetovë vazhdon të shkaktojë telashe për qytetarët, sidomos fëmijët.

Së fundmi, është incizuar se si një vajzë e mitur është sulmuar nga dhjeta qenë endacakë.

Video e publikuar nga një qytetar i Tetovës është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, ndërsa kërkohet përgjegjësi nga organet kompetente për këtë problem.

Ndryshe, për zgjidhjen e problemit nëpërmjet ndërtimit të një qendre rajonale për trajtim të qenve endacakë, UNDP dhe Qeveria zvicerane ndanë fonde për projektin në fjalë, por regjioni planor i Pollogut nuk ia doli të shfrytëzoj këto mjete, shkaku i mos gjetjes së vendit se ku do ndërtohej kjo qendër./Telegrafi/

Previous Story

Si ndodhi rasti i tmerrshëm që Taulant Malaj goditi mbi 20 herë me thikë italianin, për të cilin dyshonte se është dashnori i gruas…

Next Story

PSG në bisedime me agjentin e Mourinhos, portugezi mund ta marrë drejtimin e parisienëve

Latest from Blog

Go toTop