Të martën mbrëma ka ndodhur një incident në lokalin “Bon Bivant” në Prishtinë.
Policia e Kosovës bëri të ditur se disa persona kanë sulmuar menaxherin e këtij lokali duke i shkaktuar edhe lëndime trupore. Më pas, i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor.
Sipas njoftimit nga Policia, njëri nga të dyshuarit është identifikuar kurse rasti vazhdon të hetohet.
Gjithçka që kishte nisur për një përleshje kishte përfunduar me intervenimin e Policisë së Kosovës.