Sulmohen disa policë gjatë kryerjes së detyrës, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor në kryerje të detyrës.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:40, në fshatin Banjë, Zubin Potok raporton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovarë, pasi që ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerje së detyrës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim e Policisë. /Zëri

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.