Ndodh në kualifikueset e Euro 2024. Suedia nuk zbriti në fushë për pjesën e dytë të ndeshjes me Belgjikën, takim ky ku pjesa e parë u mbajt në King Baudouin Stadium (Brusel).
Arsyeja ka të bëjë me faktin se pikërisht në Bruksel u qëlluan për vdekje dy tifozë, mbrëmjen e kësaj të hëne-je. Sipas asaj që shkruajnë mediat, sulmi ndaj personave në fjalë është kryer një orë para ndeshjes. Bëhet fjalë për dy tifozë suedezë, që thjeshtë kishin ardhur në Bruksel për të shijuar nga afër ndeshjen e përfaqësueses së vet.
Futbollistët e Suedisë nuk ishin në dijeni për një lajm të tillë dhe gjithçka kanë kuptuar vetëm në dhomat e zhveshjes, pas fraksionit të parë. Të gjithë lojtarët ranë dakord për të mos zbritur në fushë në pjesën e dytë, e tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do bëhet me fatin e ndeshjes.