Sulmi në spitalin e Gazës, Abbas anulon takimin me Biden, Abdullahn dhe Sisin

October 17, 2023

Udhëheqësi palestinez, Mahmoud Abbas, po tërhiqet nga takimi katërpalësh i planifikuar për të mërkurën në Aman të Jordanisë, me pjesëmarrjen e presidentit amerikan, Joe Biden, homologut të tij egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi dhe mbretit jordanez Abdullah II.

Siç raportohet nga Associated Press dhe nga agjencitë kryesore ndërkombëtare të lajmeve, duke cituar një zyrtar të lartë palestinez, udhëheqësi palestinez anuloi pjesëmarrjen e tij në takimin katërpalësh në shenjë proteste ndaj sulmit vdekjeprurës nga izraelitët në një spital në Gaza.

Vizita e presidentit amerikan ka si objektiv të parë shprehjen e mbështetjes së SHBA ndaj Izraelit, i cili po hakmerret ndaj Hamasit.

Në të njëjtën kohë, me praninë e tij në Lindjen e Mesme, Biden do të kërkojë të ushtrojë presion mbi palët e përfshira, në mënyrë që hakmarrja të ketë viktima sa më të vogla civile.

Megjithatë, në dritën e zhvillimeve të reja pas masakrës në një spital të Gazës, për të cilën palestinezët fajësojnë Izraelin, dhe tërheqjes së Abasit nga katërkëndëshi, përpjekja diplomatike e Biden për të zgjidhur krizën duket se po bie në vesh të shurdhër.

Previous Story

Erdogan dënon sulmin me raketa në spital të Gazës

Next Story

Hamasi lëshon raketa drejt Izraelit, alarm në avionin e kancelarit Scholz dhe delegacionit të tij, evakuohen me urgjencë nga aeroporti i Tel Aviv

Latest from Blog

Go toTop