Sulmi ndaj Policisë së Kosovës në veri, Grubi: Tentativë për të nxitur krizë dhe destabilizim të situatës

September 24, 2023

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shprehur shqetësim për situatën e krijuar në veri të Kosovës, me ç’rast u sulmua Policia e Kosovës, duke mbetur I vrarë efektivi, Afrim Bunjaku.

Grubi shkruan se sulme të tilla cënojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit, ndaj ka kërkuar arrestim të menjëhershëm të vrasësve.

Statusi i plotë:

Të papranueshme zhvillimet e paramenduara destabilizuese në veri të Kosovës ndaj policisë dhe shtetit por edhe të rajonit.

Sulmi dhe vrasja e policit të Kosovës është tentativë për të nxitur krizë dhe konflikt me pasoja mbi paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë.

Dënoj ashpër sulmin ndaj forcave policore të Kosovës që la të vrarë efektivin Afrim Bunjaku dhe plagosi të tjerë në veri të Kosovës.

Apeloj për kujdes dhe maturi, arrestim të menjërshëm të vrasësve, stabilizim të situatës, vendosmëri në rikthimin e rendit dhe ligjit dhe koordinim të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku dhe uroj shërim të shpejtë të të plagosurve.

 

Previous Story

Ngjarjet në Veri të Kosovës, Grubi: Dënoj ashpër sulmin ndaj forcave policore të Kosovës, të papranueshme zhvillimet e paramenduara destabilizuese

Next Story

Ahmeti: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës në veri është provokim i qëllimshëm me agjendë të paracaktuar…

Latest from Blog

Go toTop