Sulm me thikë në Francë, katër fëmijë të lënduar

June 8, 2023

Një burrë i armatosur me një thikë e sulmoi një grup të fëmijëve parashkollorë, që po luanin pranë një liqeni në Alpet franceze më 8 qershor, duke i lënë katër fëmijë dhe një të rritur të lënduar.

I dyshuari u arrestua në vendin e ngjarjes në qytezën Annecy pas sulmit të kryer rreh orës 9:45. Një burim nga Policia franceze i tha agjencisë së lajmeve AFP se i dyshuari u kishte thënë policëve se ai ishte një azilkërkues sirian.

Ministri i Brendshëm, Gerald Demanin, tha se i dyshuari ishte i arrestuar “falë reagimin të shpejtë të forcave të sigurisë”.

Dy prej fëmijëve – që besohet se janë trevjeçarë – dhe i rrituri janë në gjendje kritike dhe po luftojnë për jetë në spital, tha një burim nga institucionet e sigurisë për AFP.

Zyrtarët lokalë kishin raportuar më parë se gjashtë fëmijë dhe një i rritur kishin mbetur të lënduar.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e dënoi krimin dhe tha se e gjithë Franca është e shokuar.

“Po mendojmë për ta, si dhe për familjet e tyre dhe për shërbimet e emergjencës”, tha ai në Twitter. /REL/

Previous Story

Rangjelloviq: Mickoski është vonuar, BDI-ja fituesja më e madhe nga takimi liderëve

Next Story

Nga fillimet e vështira me Ledrin te planet për dasmë, rrëfehet Sara Hoxha

Latest from Blog

Go toTop