Sulm me armë zjarri në Bruksel, raportohet për dy persona të vdekur. Autori thirri “Allah akbar”

October 16, 2023

Një sulm me armë raportohet të ketë ndodhur këtë mbrëmje në Bruksel.

Sipas medias italiane “Tgcom”, thuhet se një person ka hapur zjarr në qendër të Brukselit. Sipas policisë, sulmuesi ka thirrur “Allah akbar”.

Si pasojë, dyshohet se janë vrarë dy persona dhe disa të plagosur, ndërsa autori është arratisur.

Në pamjet e siguruara nga një banor i zonës, dallohet një burrë me një xhaketë portokalli fluoreshente dhe një helmetë të bardhë, me një kallashnikov në dorë, duke hipur në një skuter dhe duke u larguar.

Previous Story

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lojërat e fatit e kaluan filtrin e Komisionit për Çështje Europiane

Next Story

Nikolla Gruevski: Shumë kanë frikë nga kthimi im

Latest from Blog

Go toTop