Sulejmani demanton Izet Mexhitin për Rusishten në Kumanovë: Programin e miraton Ministria e Arsimit

October 1, 2024

Mexhiti tha se nuk mund të ndërhyjnë në politikat lokale, megjithëse shtoi se janë kundër saj dhe se shprehu besimin se një vendim i tillë do të kundërshtohet nga këshilltarët shqiptarë në Kumanovë – si të VLEN poashtu edhe të Frontit Europian.

“Këshilltarët shqiptarë që janë në Kumanovë, pa marrë parasysh a i takojnë VLEN-it, Frontit… me siguri do ta kundërshtojnë këtë ide dhe nuk do ta mbështesin, por i mbetet atij sepse ai mandatin e ardhshëm do të dalë të kandidojë dhe do të kërkojë vota shqiptare, dhe mendoj se këto politika komunale, që nuk janë në interes të shqiptarëve, do ta penalizojnë në ditën e zgjedhjeve”, tha Mexhiti.

Por ndyshe nga Mexhiti, këshilltari komunal nga VLEN, Driton Sulejmani ka demantuar Izet Mexhitin duke theksuar se programi ne miraton Ministria e Arsimit e jo këshilli komunal.

Previous Story

Ahmeti takon ambasadorin francez Le Rigoleur: BDI garantues i rrugës europiane të vendit

Next Story

Bekteshi: Lëre ZNAM, por këtyre që s’kanë legjitimitet (VLEN) iu tregon edhe Stoillkoviçi se çfarë të bëjnë  

Latest from Blog

Go toTop