Stuhia e fortë godet Kukësin, disa fshatra pa energji elektrike

November 5, 2023

Një stuhi me reshje shiu dhe erë të fortë ka përfshirë qytetin e Kukësit këtë të dielë.

Raportohet se si pasojë e erës së fortë shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, konkretisht, njësitë administrative Shtiqën, Tërthore, Kolsg, Surroj, Arrën, Malzi e disa lagje të qytetit janë në errësirë.

Gjithashtu mësohet se gjatë 24 orëve të fundit është dëmtuar edhe linja 110 KV duke u këputur linja e tensionit të lartë Fierzë-Qaf Mali-Kukës, në afërsi të fshatit Kodër Lumë.

Previous Story

Pse vajtojmë kur vdes një personazh i famshëm?

Next Story

“Unë këndoj live, kam mbushur Sheshin Skënderbej vetëm”, kë thumbon Soni Malaj?

Latest from Blog

Go toTop