Studimi francez zbulon punët që ju “helmojnë” trurin

Ka profesione që kërkojnë përqendrim intensiv dhe të vazhdueshëm dhe shkenca ka vërtetuar se lodhja mendore ka efekte reale në tru. Një studim i Institutit të Trurit në Paris , duke i nënshtruar një grupi prej 40 personash skanime të trurit në periudha të ndryshme të ditës së tyre të punës, zbuloi se detyrat e zgjatura njohëse që kërkojnë shumë punë në të njëjtën kohë, shumë përqendrim, kujtesë dhe zgjidhje të problemeve, favorizojnë akumulimin në tru të glutamatit. Është një substancë kimike potencialisht toksike që eliminohet gjatë gjumit. Nëse është në sasi të mëdha, ky neurotransmetues i dobishëm për dërgimin e sinjaleve nga qelizat nervore bëhet toksik, sepse ndryshon korteksin parafrontal anësor (LPFC), rajonin e trurit të përfshirë në procesin vendimmarrës.

Sipas studimit të Parisit, drejtuesit e autobusëve, mjekët, pilotët dhe të gjithë ata që ushtrojnë profesione shumë kërkuese duhet të kenë periudha pushimi të rregullta dhe të detyrueshme për të lejuar trurin e tyre të “detoksifikohet”, duke shmangur kështu që qarku vendimmarrës të pësojë një goditje, pas përfundimit të një dite të gjatë dhe të ngarkuar pune. Ashtu siç bëjnë kontrollorët e trafikut ajror që fluturojnë aeroplanë për maksimumi dy orë, të pasuar nga një pushim gjysmë ore.

Studime të tjera kanë treguar se shumë vendime të vështira për t’u marrë nga gjyqtarët ose mjekët ndikohen nga lodhja e tepërt e akumuluar. Dhe kështu mund të ndodhë që një dënim të jetë i padrejtë, ose që një mjek të përshkruajë një antibiotik të panevojshëm. Me fjalë të tjera, trurit i ka mbaruar energjia dhe zgjedh veprime me përpjekje të ulëta afatshkurtra.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.