Studeniçani pa energji elektrike, qytetarët të revoltuar i vuajnë pasojat

July 6, 2023

“Mbi 200 shtëpi në Komunën e Studeniçanit me orë të tëra kanë ngelur pa energji elektrike. Të njëjtit potencojnë se e gjithë kjo po bëhet për shkak tendencës politike, apo nacionale. Por, nga Komuna dhe EVN na bëjnë me dije, se bëhet fjalë për një problem i cili në ditët apo në orët në vazhdim pritet të sanohet”

“150 shtëpi nuk kanë rrymë prej mbrëmë nga ora 3 në mesnatë, problemin e kemi lajmëruar, por askush nuk ka marrë masa. Ndërsa ne faturat i kemi të paguara dhe nëse i kanë borxh vetëm një markë, do t’ua jap 10 mijë markë”

“Nëse unë nuk e kam të paguar, le të vinë mua të ma ndërpresin, dhe jo t’i marin në qafë gjithë rrugën. Sa u përket EVN-së, si nuk u vije turp të bëjnë në këtë mënyrë, por le të vijnë këtu të merremi vesh. Njerëz jemi ne, ndërsa sa u përket faturave të gjitha i kemi shlyer. Kemi nëpër shtëpi frigorifera, e kemi pasur festën e Kurban Bajramit, kemi edhe të moshuar” – u shprehën disa nga banorët e revoltuar të Studeniçanit para kamerës së TVM2, përcjell Indeks.mk

Banorët përpos ankesave të cilat i kanë në mos pasje të energjisë elektrike, ato ankohen edhe në çmimin e lartë të faturave.

“Obligimet të gjitha i kemi paguar, shkaku është se orë matës janë të vendosura brenda nëpër shtëpi edhe pse ato janë të paguara. Pra vetëm pse disa i kanë orët matës brenda po pësojmë edhe ne që i kemi jashtë”

“Unë jamë rast social, ndërsa rryma më vijë 11,855 denarë, edhe pse e kam orën jashtë, ndërsa unë nuk mund të harxhoj kaq rrymë. Para këtij muaji faturat më kanë arrdhur mbi 8000 denarë, si mundet një muaj tjetër vinë 12 mijë denarë, njëherë 8 mijë, njëherë 6 mijë, njëherë 4 mijë, edhe pse më shumë s’kemi rrymë, sesa kemi. 500 herë kemi shkuar te EVN-ja, po nuk na marrin në dorë, edhe plus me social jam prej 10 mijë denarëve, ndërsa rryma më vjen 12 mijë denarë” – u shprehën disa banorë të tjerë të Studeniçanit.

Banorët thonë se protesta e tyre mund të eskalojë, në rast se ky problem nuk zgjidhet sa më shpejtë.

“I apelojmë sa më shpejtë të marrin masa, se pastaj ne nuk marrim përgjegjësi se çka mund të ndodhë, sepse situata mund të dalë nga kontrolli”

“Sigurisht se do të vazhdojmë të protestojmë, dhe mos ta binë punën, qe ne të shkojmë atje t’ua zëmë derën. Krejt janë ta paguara, por ato për disa shtëpi që nuk pagujnë i marin në qafë 150 shtëpi, kjo nuk është në rregull, sepse gjysmën e kemi me social, çka do të bëje me 10 mijë denarë, ndërsa në Europë më pak paguajmë ernergji elektrike sesa këtu” – deklaruan banorët e revoltuar të fshatit.

Tentuam të marrim një prononcim zyrtarë nga Komuna e Studeniçanit, por nga atje na bënë me dije se Kryetari i Komunës gjendet jashtë vendit. Ndërsa banorët kanë paralajmëruar që fillimisht pritet ta bllokojnë rrugën që çon në drejtim të Shkupit, ndërsa më pas do të protestojnë edhe para Kompanisë EVN.

Previous Story

Akuzat mbi Teuta Llallën, Bilall Kasami “shkel” kushtetutën e RMV-së (FOTO)

Next Story

Glauk Konjufca thyen rekordin, për paga e mëditje merr 14 mijë euro për 5 muaj

Latest from Blog

Go toTop