Stanishiqi dhe Simatoviqi dënohen me nga 15 vjet burgim për krime lufte në Bosnje e Kroaci

Ish-udhëheqësit e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, janë dënuar me 15 vjet burgim për krime të kryera nga forcat serbe në territorin e ish-Jugosllavisë.

Stanishiqi dhe Simatoviqi u shpallën përgjegjës për ndihmën dhe nxitjen e veprave penale të vrasjeve si shkelje e ligjeve dhe zakoneve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, dëbimit, transferimit të detyruar dhe persekutimit ndaj popullsisë kroate dhe asaj boshnjake, transmeton Klankosova.tv.

Në vitin 2021, trupi gjykues i shkallës së parë në aktgjykimin e tij konfirmoi se ekzistonje në ndërmarrje e përbashkët kriminale e udhëheqjes politike dhe ushtarake e Serbisë, ku qëllimi ishte largimi me forcë i popullsisë joserbe në Kroaci e Bosnjë dhe Hercegovinë, nga e cila Stanishiq dhe Simatoviq e dinin por nuk u gjeten prova të mjaftueshme për të arsyetuar qëllimet e përbashkëta kriminale.

Trupi gjykues më pas arriti në përfundimin se “modeli sistematik i krimeve të kryera kundër civilëve joserbë nga forcat serbe është prova më bindëse që tregoi ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” qëllimi i së cilës ishte të largonte me forcë dhe përgjithmonë shumicën e popullsisë joserbe nga zona të caktuara në Bosnje dhe Kroaci.

Gjyqi kundër Stanishiqit dhe Simatoviqit filloi 20 vjet më parë, kur Prokuroria e Hagës akuzoi dy anëtarë të regjimit të presidentit serb Sllobodan Millosheviq për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë në fillim të viteve ’90 në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.

Share

Go toTop