Ministria e Punëve të Brendshme është kyçe për sigurinë e Samitit ministror të OSBE-së. Së bashku me grupin e shumë institucioneve qeveritare, përgatitemi tërë vitin që ky Samit të kalojë në rendin më të mirë të mundur, deklaroi sot në Manastir ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Ai informoi se u paralajmërua prania e më shumë se 70 delegacioneve, të cilat janë udhëhequr nga shefat e tyre, para së gjithash ministrave të Punëve të Jashtme.
“Do të kemi rreth një mijë pjesëmarrës në Samit. Ky është një aksion i madh, të cilin duhet ta zbatojmë në aspektin e sigurisë dhe tërësisht jemi të gatshëm, të gjitha shërbimet e SPB Shkup, Reparti për mbrojtje të personaliteteve të caktuar, objekteve, Njësia për qen zyrtarë, aviacioni. Do të thotë të gjithë marrim pjesë në kuadër të pjesës së vet, natyrisht edhe institucioneve tjera. Unë pres që të kalojë në rendin më të mirë të mundur”, tha Spasovski.
Ky, siç potencoi ministri, është Samit mjaftë i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut, pasi ne kemi mundësi të tregojmë kapacitet dhe vlera dmeokratike.
“Edhe në këtë aspekt, vlerësoj se të gjithë ne duhet të kemi nder të marrim pjesë në organizimin e këtij samiti. Për këtë shkak u apeloj qytetarëve, të kenë durim për këto ditë të mbajtjes së Samitit, dhe t’i respektojnë urdhërat e zyrtarëve policorë, pasi nuk do të kemi bllokadë të plotë të lëvizjes në qytet. Megjithatë, do të kemi bllokadë në disa rrugë, pjesë nëpër të cilat do të lëvizin delegacionet, me qëllim që të kemi qetësi dhe siguri, që Samiti të kalojë në rendin më të mirë të mundur”, tha Spasovski.