Spasovski: Këtë vit parandaluam 10.455 tentime për kalim ilegal të kufijve

October 17, 2023

Këtë vit kemi parandaluar 10.455 tentime për kalim ilegal të kufijve, pjesa më e madhe e të cilave kanë qenë në kufirin jugor me Greqinë, përkatësisht këtë vit shënojmë trend të zvogëlimit të numrit për pothuajse 50% të tentimeve ilegale për kalim të kufijve në krahasim me vitin e kaluar, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në intervistë për gazetën ditore gjermane “Neue OZ”.

“Situata momentale në kufijtë tanë nuk është e krahasueshme me situatën e vitit 2015/2016. Në atë periudhë, më shumë se një milion njerëz udhëtonin përmes “Rrugës Ballkanike” në drejtim të Bashkimit Evropian. Në Maqedoninë e Veriut, atëherë në baza ditore kemi regjistrouar nga 10.000 deri më 12.000 kalime të kufijve. Sot, numrat janë shumë më të ulta, por Maqedonia e Veriut mbetet edhe më tutje vend tranzit në drejtim të vendeve anëtare të BE-së”, potencoi Spasovski.

Në pyetjen se prej nga vijnë migrantët, Spasovski tha se më shumti janë nga Maroku, Pakistani dhe Afganistani.

“Kontrabandues profesional i sjellin përmes kufirit. Në Maqedoninë e Veriut në tetë muajt e parë të këtij viti zbuluam 74 tentime për kontrabandë të 734 migrantëve. Në mënyrë të përpiktë po e luftojmë kontrabandën dhe kemi inicuar procedura kundër 68 personave për kontrabandë në këto tetë muaj të këtij viti. Për shumicën e migrantëve Republika e Maqedonisë së Veriut është vetëm vend tranzit në drejtim të Evropës Perëndimore”, tha Spasovski.

Ai shtoi se pa marrë parasysh se prej cilit vend ata vijnë, dëshirojnë të shkojnë të sigurt në vende me ekonomi stabile, duke i potencuar vendet si Gjermania, Austria si dhe vendet skandinave.

Previous Story

Edi Sherifovski i vetmi me medalje për Maqedoninë nga garat Ballkanike në Xhudo

Next Story

Mariçiq e dënoi ashpër sulmin terrorist në Bruksel

Latest from Blog

Go toTop