Spaskovski: Për targat do të marrim vendimin më të mirë për qytetarët

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në lidhje me zgjidhjen e paralajmëruar për përdorimin e ngjitëseve në targat e automjeteve, në bazë të obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës, theksoi se vendimi përfundimtar do të merret në Qeveri.

“Si MPB besojmë se një nga zgjidhjet është vendosja e ngjitësëve. Me afishe praktikisht nuk ka kosto ose e njëjta është e ulët, që të përmbushet ai moment ligjor”, tha ministri Spasovski.

Ai theksoi se janë tre kategori të automjeteve të qytetarëve, që posedojnë automjete të tilla.

“Kemi targa me tre numra që janë shumë të vjetra, të cilat nuk kanë ndryshuar fare, kemi rreth 220-230.000 që janë praktikisht me MK dhe targa të reja me katër numra që duhen ndërruar dhe po aq që tashmë janë ndërruar, pra mbi 220 -230 mijë që kanë ndryshuar”, theksoi Spasovski.

Spasovski theksoi se për MPB-në qëllimi është të bëhet zgjidhja më e mirë.

“Për ne është e rëndësishme të sjellim zgjidhjen më të mirë për qytetarët dhe të lëmë një mundësi opsionale, nëse qytetari dëshiron të ndryshojë targën, ose nëse dëshiron të vendosë ngjitëse. Kjo do të ishte një nga zgjidhjet e mundshme. Pres që së shpejti ta përcaktojmë dhe të dalim publikisht tha themi”, tha ministri Spasovski.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.