Sot temperaturat deri në 35 gradë mirëpo në fundjavë mot jostabil

June 23, 2023

Ditën e premte pritet të jetë kulmi i kësaj vape afrikane, ku temperaturat mund të arrinë 32C e 34C, apo edhe 35C lokalisht.

Do të mbajë mot kryesisht me diell, megjithëse orëve të pasdites priten zhvillime të vranësirave, që edhe mund të çojnë deri tek zhvillime të ndonjë rrebeshi të izoluar shiu me bubullimë.

Kalimi i një fronti të ftohtë ditën e shtunë, sjell përkeqësim të motit, ku priten zhvillime të rrebesheve me bubullimë, që lokalisht edhe mund të jenë më të stuhishme, me reshje më të vrullshme shiu, por edhe breshëri.

Temperaturat zbresin brenda ditës, nga 26C në 20C. Të dielën mbeten vranësira, e mundësi për ndonjë rrebesh shiu, e java vijuese fillon me mot më stabil, me më shumë intervale me diell. Temperaturat maksimale luhaten përreth 23C e 25C.

Previous Story

Rama: Pa lirimin e 3 policëve asnjë progres s’mund të bëhet

Next Story

Vala e të nxehtit godet Italinë, temperatura arrin deri në 40 gradë

Latest from Blog

Go toTop