Sot seanca në OKB për Kosovën

April 27, 2023

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, një ditë para seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën, në Nju-Jork është takuar me ambasadoren e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Ato diskutuan për zhvillimet e fundit, rolin e OKB-së në Kosovë dhe forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Ministrja Gërvalla ka takuar edhe përfaqësuesen e Emirateve të Bashkuara në OKB, Lana Zaki Nusseibeh.

Edhe në këtë takim u diskutua për raportet mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Kosovës.

Previous Story

Rrëfimi i dëshmitarit të masakrës së Mejës: Pasi i kanë vra, serbet kanë tentu t’i djegin trupat e viktimave

Next Story

Pushteti pro progresit, opozita pro regresit në rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut!

Latest from Blog

Go toTop