Sot në Serbi hapet një muze kushtuar çetnikut dhe kriminelit Drazha Mihailoviq, pas glorifikimit qëndron një deputet serb

October 17, 2023

Në rrugën Todora od Stalaq në Beograd mbrëmë, një mural i Drazha Mihailović-it është lyer me bojë të kuqe dhe mbi të është shkruar “antifa”.

Ky grafit është shfaqur jo shumë larg ndërtesës në rrugën Bregalnička, ku për sot është paralajmëruar hapja e dhomës përkujtimore dhe skulpturës së Drazha Mihailoviqit.Pas idesë që Drazha Mihailoviç të marrë një dhomë përkujtimore qëndrojnë dy organizata – “Nasha Drina” dhe “Organizata Luftarake e Serbisë dhe Srpska” e udhëhequr nga Igor Braunoviq, deputet i Partisë Socialiste të Serbisë dhe ushtrues detyre drejtor i ndërmarrjes publike “Srbijashume”.

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Unioni i Rinisë Komuniste të Jugosllavisë e kundërshtojnë edhe në këtë mënyrë rehabilitimin e liderit çetnik, ndërsa Unioni kërkon padi kundër iniciatorit.

Fronti i Gjelbër-Majtas në Beograd dënoi dje, siç thonë ata, përpjekjen e paralajmëruar për të ngritur një muze dhe për t’i ngritur një monument në Beograd kriminelit të dënuar të luftës dhe bashkëpunëtorit të okupatorit nazist, Dragoljub Mihailoviç.

“Përveç që qëllimi i një përpjekjeje të tillë për revizionizëm historik është polarizimi i mëtutjeshëm i shoqërisë serbe duke gërmuar plagë nga e kaluara, ai zbulon edhe sfondin politik të këtij akti të papranueshëm dhe reaksionar”, thuhet në njoftimin e Frontit të Majtë të Gjelbër.

Hapja e dhomës përkujtimore është paralajmëruar për sot në orën 17:00. /N1

Previous Story

Vjosa Osmani: Po presim që shtetet e BE-së të përfundojnë procedurat e tyre dhe të marrin masat kundër Serbisë

Next Story

Iu vodhën 100 mijë euro, Getinjo reagon pasi shtëpia e Mozzikut ishte pre e hajdutëve: Ne jemi perandori!

Latest from Blog

Go toTop